Kolonët sionist hyjnë me forcë në Xhaminë Al Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i115356-kolonët_sionist_hyjnë_me_forcë_në_xhaminë_al_aksa
Kolonët sionist nën mbështetjen e forcave ushtarake dhe policore izraelite, kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Al Aksa dhe janë përleshur me palestinezët.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 10, 2021 15:41 Europe/Tirane
  • Kolonët sionist hyjnë me forcë në Xhaminë Al Aksa

Kolonët sionist nën mbështetjen e forcave ushtarake dhe policore izraelite, kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Al Aksa dhe janë përleshur me palestinezët.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se kolonët sionist sot (të dielën) pasi kanë hyrë me forcë në oborrin e Xhamisë Al Aksa, kanë hedhur slogane kundër fesë Islame. Si rezultat i këtyre veprimeve të dhunshme të kolonëve sionist, ka shpërthyer një përleshje mes tyre dhe qytetarëve palestinezë. Kjo është në kohën kur disa ditë më parë Muhamed Hamade, anëtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, ka deklaruar se kjo lëvizje ka lëshuar një thirrje për mobilizim të përgjithshëm të qytetarëve palestinezë për ta mbrojtur Xhaminë Al-Aksa.

Muhamed Hamade ka thënë: "Veprimet e kolonëve sionist në hyrjen e dhunshme dhe barbare në oborrin e Xhamisë Al Aksa, po bëhet në mënyrë plotësisht të organizuar dhe në bazë të programit të planifikuar më parë nga regjimi sionist. Policia e regjimit sionist po mbështet kolonët sionist në kryerjen e veprimeve të tyre të dhunshme".