Mustafa Al-Kadhimi: Kemi arrestuar zëvendësin e Abu Bekr Al-Baghdadi
(last modified Mon, 11 Oct 2021 12:03:55 GMT )
Tetor 11, 2021 14:03 Europe/Tirane
  • Mustafa Al-Kadhimi: Kemi arrestuar zëvendësin e Abu Bekr Al-Baghdadi

Kryeministri i Irakut ka njoftuar për arrestimin e khalifit të vetëshpallur të grupit terrorist ISIS dhe një prej krerëve më të rrezikshëm të këtij grupi terrorist gjatë një operacioni të vështirë jashtë kufijve të shtetit irakian.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, sot (të hënën) në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Shërbimi inteligjent i vendit tonë ka kryer një prej operacioneve më të vështira inteligjente jashtë kufijve të Irakut dhe ka arritur të arrestoi Sami Xhasem, shefin për çështje të financave të grupit terrorist ISIS dhe zëvendësin e Abu Bekr Al-Baghdadi, khalifin e vetëshpallur të grupit terrorit ISIS”.

Mustafa Al-Kadhimi duke deklaruar këtë lajm, ka falënderuar forcat inteligjente dhe të sigurisë dhe ka vlerësuar lartë përpjekjet e tyre në kryerjen me sukses këtë mision.

Mustafa Al-Kadhimi ditën e kaluar pasi ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit, ka deklaruar: “Publikimin e në suksesi të rëndësishëm në fushën e sigurisë po e lë për nesër pasi që nuk dëshiroj që ajo ngjarje të ushtrojë ndikim negativ mbi procesin e zgjedhjeve”.

Tags