Në Bejrut dëgjohen dy shpërthime, ushtria paralajmëron personat e armatosur
Burimet mediale kanë njoftuar se në Bejrut janë dëgjuar dy shpërthime ndërkohë që ushtria e Libanit ka paralajmëruar personat e armatosur.
Kanali televiziv Sky News njoftoi si pasojë e sulmit të armatosur sot ndaj protestuesve libanezë të mbledhur para ndërtesës së gjykatës për të protestuar kundër trajtimit politik të dosjes së shpërthimit në portin e Bejrutit, janë vrarë katër qytetarë libanezë dhe janë plagosur 20 të tjerë. Burimet informative kanë njoftuar se janë dëgjuar edhe dy shpërthime të fuqishme në Bejrut.
Sipas këtyre burimeve, shpërthimet dukeshin të ishin nga hedhja e raketave B7 në Bejrut.
Njëkohësisht me këtë, ushtria e Libanit me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Protestuesit gjatë lëvizjes në drejtim të ndërtesës së gjykatës, janë qëlluar me armë zjarri dhe ushtria menjëherë ka dalë në lagjen “Al-Tajune” dhe e ka rrethuar zonën dhe është dislokuar në hyrje të qytetit dhe nëpër lagje të ndryshme”.
Ushtria e Libanit në këtë deklaratë ka paralajmëruar se do të hapë zjarr në drejtim të çfarëdo personi të armatosur që shihet në rrugët e vendit. Komanda e ushtrisë së Libanit gjithashtu ka kërkuar nga civilët që sa më shpejtë të largohen nga rrugët.
Disa burime informative kanë njoftuar se tanket e ushtrisë së Libanit janë dislokuar në rrugët e Bejrutit dhe të shtënat e armëve akoma po dëgjohen në lagjen Al-Tajune.
Naxhib Mikati, kryeministri i Libanit, i ka bërë thirrje qytetarëve të këtij vendi që ta ruajnë qetësinë dhe ka thirru një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Libanit për ta diskutuar situatën.