17 palestinezë plagosen gjatë sulmit të sionistëve në Kodsin e pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i115918-17_palestinezë_plagosen_gjatë_sulmit_të_sionistëve_në_kodsin_e_pushtuar
Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se në sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj një festimi me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në Kodsin e shenjtë, janë plagosur 17 palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 20, 2021 13:09 Europe/Tirane
  • 17 palestinezë plagosen gjatë sulmit të sionistëve në Kodsin e pushtuar

Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se në sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj një festimi me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në Kodsin e shenjtë, janë plagosur 17 palestinezë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës të martën në mbrëmje me anë të një deklarate, ka deklaruar se 17 palestinezë janë plagosur gjatë sulmit të forcave ushtarake sionist të martën në mesditë në një ceremoni festimi për përvjetorin e lindjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s. në lagjen Bab Al-Amud në Kodsin e shenjtë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë sulmit kundër palestinezëve kanë përdorur bomba akustike, plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Burimet palestineze të informimit gjithashtu kanë thënë se gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në lagjen Bab Al-Amud janë arrestuar edhe 15 fëmijë.