Kombet e Bashkuara kanë filluar vaksinimin në Afganistan
(last modified Fri, 22 Oct 2021 07:05:49 GMT )
Tetor 22, 2021 09:05 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara kanë filluar vaksinimin në Afganistan

Pas marrjes së miratimit nga talebanët, Kombet e Bashkuara kanë filluar përpjekjet për të vaksinuar popullin me vaksinën kundër koronavirusit në Afganistan.

Sipas IRNA, zëdhënësja e "UNICEF" Sabrina Seido në një intervistë me Ëashington Post tha: Vaksinimi i koronës në Afganistan ka filluar në 14 provinca me lejen e talebanëve.  Kombet e Bashkuara dhe talebanët gjatë javëve të fundit kanë diskutuar tashmë për vaksinimin e qytetarëve afganë. Shkalla e vaksinimit në Afganistan, e cila filloi ngadalë pas marrjes së dërgesës së parë të vaksinës Korona në shkurt, ra ndjeshëm pasi talebanët morën kontrollin në gusht. Richard Brennan, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetit në Mesdheun Lindor tha se vetëm 3% e popullsisë së Afganistanit është vaksinuar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, Afganistani ka konfirmuar më shumë se 155,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 7,000 vdekje prej tij dhe vetëm rreth 7 doza për 100 persona janë shpërndarë në Afganistan, duke e bërë vendin të jetë në gjendjen më të keqe përsa i përket vaksinimit në rajon.

Tags