Shpërthim dhe zjarr në Riad të Arabisë Saudite
(last modified Fri, 22 Oct 2021 13:37:59 GMT )
Tetor 22, 2021 15:37 Europe/Tirane
  • Shpërthim dhe zjarr në Riad të Arabisë Saudite

Ministria e Gardës Kombëtare të Arabisë Saudite ka konfirmuar shpërthimin e një zjarri të madh në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se pas publikimit të lajmeve në lidhje me shpërthimin e një zjarri të madh ditën e enjte pasdite në kryeqytetin e Arabisë Saudite dhe ngritjes së një tymi të zi në qiellin e këtij qyteti për shkak se ishte goditur një depo e armëve në rajonin Gharnata në lindje të Riadit, Ministria e Gardës Kombëtare të Arabisë Saudite pretendoi se shpërthimi i këtij zjarri ishte për shkak të kontaktit të rrjetit elektrik.

Të enjten pasdite u publikua një lajm për një shpërthim të tmerrshëm në rajonin Gharnata në lindje të Riadit, kryeqytetit të Arabisë Saudite.

Akoma nuk është publikuar ndonjë raport për dëmet e mundshme të këtij shpërthimi.

Kanali satelitor “Al-Ghadir” ka njoftuar se ky shpërthim ka ndodhur në një depo të armëve dhe municionit në Riad të Arabisë Saudite.

Tags