Dënim me vdekje për spiunët e regjimit sionist në Gaza
Burimet palestineze raportuan gjashtë dënime me vdekje për spiunët e regjimit sionist në Rripin e Gazës.
Sipas faqes së lajmeve MAA, Gjykata Ushtarake e Gazës në një deklaratë të enjten njoftoi: Vendimet për dosjet e spiunëve të regjimit sionist u publikuan shtatorin e kaluar dhe në tetor, sipas të cilave gjashtë vetë u dënuan me vdekje, disa individë të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm dhe një person tjetër është liruar. Gjykata Ushtarake e Gazës, gjithashtu tha: "Me qëllim të kryerjes së detyrave të gjykatës për të ruajtur komunitetin palestinez dhe për tu përballur me spiunët e regjimit sionist, verdikti është marrë sipas parimeve të ligjit penal të Revolucionit të vitit 1979, dhe të gjithë të akuzuarit janë dënuar në bazë të praktikave të sakta ligjore dhe gjyqësore". Gjykata ushtarake e Rripit të Gazës, shtatë muaj më parë, lëshoi dënimin me vdekje për një spiun për shkak të bashkëpunimit me shërbimet e inteligjencës së regjimit sionist.