Hakohet një kompani e madhe interneti e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116428-hakohet_një_kompani_e_madhe_interneti_e_regjimit_sionist
Mediat e regjimit sionist raportuan për hakerimin e një kompanie të madhe web hosting në regjimin sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 30, 2021 09:37 Europe/Tirane
  • Hakohet një kompani e madhe interneti e regjimit sionist

Mediat e regjimit sionist raportuan për hakerimin e një kompanie të madhe web hosting në regjimin sionist.

Gazeta sioniste Jerusalem Post raportoi të shtunën se një grup hakerësh i quajtur “Black Shadow” njoftoi se kishte hakuar serverët e kompanisë së internetit Cyberserve të regjimit sionist, i mbylli menjëherë ata dhe kërcënoi me rrjedhje informacioni. Sipas Jerusalem Post, Cyberserve është një kompani web hosting, që do të thotë se ofron serverë dhe ruajtje të të dhënave për kompani të tjera në të gjithë industrinë. Të dhënat e sekuestruara nga hakerët mbulojnë një gamë të gjerë kompanish, duke përfshirë Pegasus Travel Reservation Company, Dan Bus Company dhe Muzeun e Fëmijëve të regjimit sionist. Raporti vjen në një kohë kur mediat e regjimit sionist kishin raportuar së fundmi për një sulm të gjerë kibernetik ndaj ushtrisë së regjimit, gjatë të cilit u zbuluan informacionet e ushtrisë sioniste. Vlen të theksohet se kohë më parë, disa nga spitalet më të mëdha të regjimit sionist u vunë në shënjestër të sulmeve kibernetike.