Kolonëtë sionistë sulmojnë përsëri Xhaminë Al Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116590-kolonëtë_sionistë_sulmojnë_përsëri_xhaminë_al_aksa
Kolonët sionistë me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2021 12:04 Europe/Tirane
  • Kolonëtë sionistë sulmojnë përsëri Xhaminë Al Aksa

Kolonët sionistë me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist, kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se kolonët sionistë me mbështetjen e regjimit sionist, kanë vazhduar veprimet e tyre armiqësore kundër palestinezëve. Kolonët sionistë pasi kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa, kanë hedhur slogane kundër Islamike dhe janë përleshur me qytetarët palestinezë.

Kjo është në kohën kur disa kohë më parë Muhamed Hamade, anëtari i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka deklaruar se Hamas ka lëshuar thirrje për mobilizim të përgjithshëm në mbrojtje të Xhamisë Al Aksa.

Ky anëtar i lartë i Hamas ka thënë se veprimet e dhunshme të kolonëve sionistë në sulmin e egër kundër Xhamisë Al Aksa janë kryer në mënyrë tërësisht të organizuar dhe në bazë të programit të hartuar më parë.

Forcat ushtarake dhe policore të regjimit sionist kanë mbështetur kolonët sionistë gjatë dhunës së tyre kundër Xhamisë Al Aksa.