Qytetarët sirianë dënojnë veprimet pushtuese të Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116594-qytetarët_sirianë_dënojnë_veprimet_pushtuese_të_turqisë
Shumë qytetarë sirianë në Alepo kanë protestuar kundër veprimeve pushtuese të Turqisë ndaj Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2021 12:59 Europe/Tirane
  • Qytetarët sirianë dënojnë veprimet pushtuese të Turqisë

Shumë qytetarë sirianë në Alepo kanë protestuar kundër veprimeve pushtuese të Turqisë ndaj Sirisë.

Kanali televiziv Al-Akhbarije njoftoi se banorët e disa fshatrave në veri të Alepos në Siri sot (të hënën) kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar veprimet e rrjeteve terroriste të armatosura dhe të mbështetura nga Turqia dhe i kanë quajtur pushtuese veprimet e Turqisë.

Pjesëmarrësit në këto protesta kanë deklarua mbështetjen e vet ndaj qeverisë dhe ushtrisë së Sirisë në luftën kundër terroristëve dhe pushtuese deri në çlirimin e plotë të territorit të Sirisë dhe kanë theksuar se populli i Sirisë me të gjitha grupet e tij, do të qëndrojë përball armiqve dhe do të flijojë gjakun e vet për të çliruar të gjitha territoret e Sirisë nga pushtimi i terroristëve dhe pushtuesve të huaj.

Ushtria e Turqisë më 9 tetor të vitit 2019, me pretekst të luftës kudër terroristëve dhe spastrimin e kufijve të Turqisë me Sirinë nga prania e grupeve militante kurde, ka pushtuar pjesën veriore të territorit të Sirisë.