Sionistët arrestuan 400 palestinezë muajin e kaluar (tetor)
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116718-sionistët_arrestuan_400_palestinezë_muajin_e_kaluar_(tetor)
Qendra Kërkimore e të Burgosurve të Luftës Palestineze njoftoi arrestimin e 400 palestinezëve nga militantët sionistë në tetor 2021.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 04, 2021 10:37 Europe/Tirane
  • Sionistët arrestuan 400 palestinezë muajin e kaluar (tetor)

Qendra Kërkimore e të Burgosurve të Luftës Palestineze njoftoi arrestimin e 400 palestinezëve nga militantët sionistë në tetor 2021.

Qendra Kërkimore e të Burgosurve të Luftës Palestineze tha se numri më i madh i të burgosurve ishte në Kodsin e pushtuar, që arrin në 140 palestinezë të arrestuar nga regjimi sionist vetëm muajin e kaluar (tetor). Raporti shton se një nga palestinezët më të shquar të arrestuar në tetor ishte Sheikh Ikram al-Sabri, një klerik në xhaminë Al-Aksa dhe kreu i Këshillit të Lartë Islamik Palestinez, i cili u arrestua nga forcat izraelite të sigurisë dhe më vonë u lirua. Sipas burimeve zyrtare palestineze, aktualisht në burgjet izraelite ndodhen 4650 palestinezë, 180 prej të cilëve janë fëmijë. Qendra Kërkimore e të Burgosurve të Luftës Palestineze gjithashtu njoftoi se zyrtarët e regjimit sionist kishin lëshuar 90 urdhër arresti administrativ kundër palestinezëve në muajin tetor.  Sipas raportimeve, rreth 540 të burgosur palestinezë mbahen në paraburgim administrativ nga regjimi okupator dhe nuk janë në dijeni të akuzave dhe se kur do të lirohen.