Forcat ushtarake sioniste shkatërrojnë një xhami në jug të Nablosit
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë shkatërruar një xhami në jug të qytetit Nablos në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Faqja informative Al Ahd njoftoi se Ghasan Daghsal, përgjegjësi i dosjes së kolonive sioniste në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës, ka thënë: “Forcat ushtarake të regjimit sionist me një buldozer kanë sulmuar lagjen Abu Sejfi në lindje të qytezës Duma dhe kanë shkatërruar një xhami të palestinezëve.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë gërmuar dheun në pjesën jugore të qytezës Duma dhe kanë shkatërruar disa objekte të fshatarëve palestinezë në këtë rajon.
Duke marrë parasysh faktin se këshilli i fshatit Duma kishte ndërmarrë masat e nevojshme për ndërprerjen e këtyre shkatërrimeve, por forcat ushtarake të regjimit sionist kishin përdorë dhunë dhe kanë shkatërruar këtë xhami dhe disa objekte të fshatarëve palestinezë.
Veprimet agresore dhe të dhunshme të forcave ushtarake të regjimit sionist po vazhdojnë me shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve dhe me zgjerimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës, veprime këto të cilat shkelin të gjitha rezolutat ndërkombëtare dhe Bashkësia Ndërkombëtare po vazhdon të heshtë ndaj veprimeve të tilla agresore.