Sa’d Hariri bojkoton zgjedhjet parlamentare në Liban
Një media libaneze ka njoftuar se ish-kryeministri i këtij vendi dhe lideri i partisë politike “Al-Mustakbel” i Libanit, do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të Libanit.
Kanali televiziv Al-Akhbar njoftoi se Sa’d Hariri, ish-kryeministri i Libanit dhe lider i partisë politike “Al-Mustakbel”, ka marrë vendim që të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të ardhshme të Libanit që priten të zhvillohen më 27 mars të vitit 2022.
Sipas këtij burimi, të gjithë anëtarët e partisë “Al-Mustakbel” janë tronditur nga ky vendim i Sa’d Al-Hariri. Al-Hariri gjithashtu ka kërkuar që të mos formohet një listë me emrin e partisë politike "Al-Mostakbel” në zgjedhjet parlamentare të Libanit. Kjo është në kohën kur Parlamenti i Libanit dy javë më parë ka votuar pro ndryshimit të datës së organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Libanit nga 8 maji në 27 mars.