Barham Saleh: Nuk tolerojmë kaosin dhe trazirat në Irak
(last modified Sun, 07 Nov 2021 14:36:45 GMT )
Nëntor 07, 2021 15:36 Europe/Tirane
  • Barham Saleh: Nuk tolerojmë kaosin dhe trazirat në Irak

Presidenti i Irakut ka dënuar ashpër atentatin e pasuksesshëm kundër Mustafa Al-Kadhimi, kryeministrit të këtij vendi.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Barham Saleh, presidenti i Irakut, sot (të dielën) me anë të një komunikate për media, e ka përshkruar veprim terrorist atentatin e kryer kundër Mustafa Al-Kadhimi, kryeministrit të Irakut, ndërsa e ka quajtur këtë veprim si agresion dhe krim të dënuar.

Barham Saleh gjithashtu ka theksuar ndërmarrjen e qëndrimit të unifikuar në përballje me individët të cilët po qëndrojnë në kurth për ta shkatërruar sigurinë e Irakut dhe për të vrarë popullin irakian. Presidenti i Irakut gjithashtu ka deklaruar: “Nuk ka kurrfarë mundësie që të tolerojmë kaosin, trazirat dhe veprime të ngjashme me grusht shtet në sistemin e ligjshëm të Irakut”.

Ndërkohë Mukteda Sadr, lideri i lëvizjes politike “Sadr” gjithashtu ka reaguar ashpër ndaj sulmit të kryer me dron kundër shtëpisë së kryeministrit të Irakut dhe ka thënë: “Forcat e sigurisë duhet të marrin nën kontroll situatën në mënyrë që të përmirësohet gjendja e Irakut”.

Tags