20 mijë shtëpia palestineze rrezikohen me shkatërrim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117036-20_mijë_shtëpia_palestineze_rrezikohen_me_shkatërrim
Këshilltari i Autoritetit Autonom të Palestinës për çështje të Kodsit të shenjtë, deklaroi se 20 mijë shtëpi palestineze në Kodsin e pushtuar po kërcënohen me shkatërrim nga forcat e reagimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 09, 2021 14:51 Europe/Tirane
  • 20 mijë shtëpia palestineze rrezikohen me shkatërrim

Këshilltari i Autoritetit Autonom të Palestinës për çështje të Kodsit të shenjtë, deklaroi se 20 mijë shtëpi palestineze në Kodsin e pushtuar po kërcënohen me shkatërrim nga forcat e reagimit sionist.

Ahmed Al-Ruvejda, këshilltari i Autoritetit Autonom të Palestinës për çështje të Kodsit të shenjtë, sot ka thënë se në 12% të sipërfaqes territoriale të Kodsit Lindor, palestinezëve u jepet leja për ndërtim në kohën kur kolonët sionist kanë leje të zhvillojnë ndërtime në 42% të sipërfaqes së këtij qyteti.  

Al-Ruvejda ka thënë: "Politikat e regjimit sionist për shkatërrimin e pronave palestineze në këtë rajon, po ndiqen dhe zbatohen për dëbimin me dhunë të qytetarëve palestinezë nga shtëpitë e tyre në këtë qyet. Çështja e shkatërrimit të shtëpive palestineze është një çështje plotësisht politike dhe gjykatat e regjimit sionist po i japin mbulesë ligjore kabinetit qeveritar të regjimit sionist për zbatimin e këtyre programeve në lagjen Al-Tur, Shejkh Xharah dhe në zonën e Kodsit. Prandaj, këtu po japim një paralajmërim serioz për rrezikun e madh që kërcënon banorët e lagjes Shejkh Xharah në Kodsin e pushtuar. 28 familje palestineze në lagjen Shejkh Xharah që nga viti 1959, po përballen vazhdimisht me dëbim me dhunë nga shtëpitë e tyre nga autoritetet e regjimit sionist".

Ka disa kohë që po zhvillohet një konflikt mes palestinezëve dhe gjykatave sioniste në lidhje me këtë çështje dhe regjimi sionist vazhdimisht po shtyp protestat e palestinezëve.