Dorëheqja e tre zyrtarëve të lartë të Mossad-it
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117176-dorëheqja_e_tre_zyrtarëve_të_lartë_të_mossad_it
Mediat izraelite kanë raportuar për dorëheqjen e tre zyrtarëve të lartë të agjencisë së spiunazhit Mossad.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 12, 2021 08:52 Europe/Tirane
  • Dorëheqja e tre zyrtarëve të lartë të Mossad-it

Mediat izraelite kanë raportuar për dorëheqjen e tre zyrtarëve të lartë të agjencisë së spiunazhit Mossad.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Kanali 13 i regjimit sionist njoftoi të enjten se tre zyrtarë të lartë të Organizatës së Inteligjencës dhe Operacioneve Speciale (Mossad) kanë dhënë dorëheqjen në javët e fundit.  Sipas raportit, tre oficerët mbanin grada ekuivalente në ushtri. Mësohet se kanë dhënë dorëheqjen kreu i degës teknike, shefi i departamentit të operacioneve dhe shefi i departamentit të “kundër-terrorizmit” të agjencisë së spiunazhit. Një tjetër zyrtar po mendon gjithashtu të japë dorëheqjen.  Times of Israel shkruante se arsyeja e dorëheqjes së këtyre zyrtarëve të lartë duket se është bërë vendimi i “David Barnia”, kreut të ri të Mossad-it, për të ndarë detyrat në këtë organizatë spiune dhe për të ndarë degët e saj aktuale.