Rezistenca Palestineze gati për t'u përballur me tensionet e Tel Avivit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117238-rezistenca_palestineze_gati_për_t'u_përballur_me_tensionet_e_tel_avivit
Lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik shpalli gatishmërinë e rezistencës për të mbështetur dhe mbrojtur popullin dhe vendet e shenjta palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2021 04:49 Europe/Tirane
  • Rezistenca Palestineze gati për t'u përballur me tensionet e Tel Avivit

Lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik shpalli gatishmërinë e rezistencës për të mbështetur dhe mbrojtur popullin dhe vendet e shenjta palestineze.

Sipas faqes Shams News të shtunën; Khaled al-Battash, një anëtar i byrosë politike të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, paralajmëroi regjimin sionist për çdo pushtim ushtarak të Rripit të Gazës ose për krijimin e krizës dhe tensionit të ri në përvjetorin e dytë të martirizimit të Abu al-'Ata (Abu Salim), një ish-anëtar i këshillit ushtarak të lëvizjes së Xhihadit Islamik. Zyrtari i lartë i Xhihadit Islamik theksoi se luftërat e zhvilluara nga regjimi pushtues kundër Rripit të Gazës dhe rezistencës palestineze nuk do të ndryshojnë kurrë qasjen dhe programin tonë dhe kurrë nuk do të jenë në gjendje të na frenojnë. Khaled al-Battash theksoi më tej kundërshtimin e lëvizjes së Xhihadit Islamik ndaj planeve për ndërtimin e kolonive, dobësimin dhe shkatërrimin e çështjes palestineze dhe normalizimin e marrëdhënieve me regjimin pushtues, i cili synon zgjerimin e komunikimit dhe integrimin e këtij regjimi në rajon. Në fund, ky anëtar i zyrës politike të Lëvizjes Xhihad Islamik u shpreh: "Ne u deklarojmë të burgosurve tanë në burgjet e regjimit okupator se të jeni të sigurt se premtimi i rezistencës për lirimin e të burgosurve mbetet i vlefshëm.