UNICEF paralajmëron për gjendjen e vështirë të fëmijëve në Afganistan
Organizata UNICEF ka paralajmëruar në mënyrë serioze për kushtet e vështira në të cilat ndodhen fëmijët në Afganistan.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se organizata UNICEF të dielën ka deklaruar se kushtet e jetës së fëmijëve në Afganistan gjatë një viti të kaluar janë bërë zhgënjyese dhe kjo situatë është krijuar si rezultat i luftës, pushtimit dhe përhapjes së pandemisë së virusit Korona në Afganistan.
Në raportin e UNICEF thuhet se me miliona fëmijë afganë akoma kanë nevojë urgjente për shërbime të domosdoshme për jetës si kujdesi shëndetësore elementar, vaksinimi kundër sëmundjeve të ndryshme, ushqyerja, arsimimi, mbrojtja, strehimi dhe uji i pijshëm.
Sipas këtij raporti, deri në fund të këtij viti, numri i fëmijëve të prekur nga kequshqyerja serioze në Afganistan do të arrijë në 3.2 milionë persona dhe rreth një milionë fëmijë afganë do të përballen me rrezikun e vdekjes.
Kjo është në kohën kur shtetet perëndimore si Amerika me pretekste të ndryshme kanë bllokuar kapitalin dhe pasuritë e Afganistanit.