Barham Saleh: Iraku pas zgjedhjeve po përballet me sfida serioze
Barham Saleh, presidenti i Irakut, sot (të martën) theksoi se vendi i tij pas zgjedhjeve parlamentare të fundit po përballet me sfida të reja dhe serioze.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Barham Saleh gjatë fjalës së tij në konferencën "Paqja dhe siguria në Lindjen e Mesme" që u zhvillua në Universitetin Amerikan në Dehuk të rajonit të Kurdistanit, deklaroi se Iraku pas polemikave të ashpra që u zhvilluan pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, po përballet me sfida serioz. Ai shtoi: "Lindja e Mesme tani ndodhet në një fazë të re dhe ky është një ndryshim i përhershëm, mirëpo kjo fazë tregon qëndron që është bosht në rajon dhe epiqendra e këtij boshti janë zhvillimet në Irak dhe ajo çfarë po ndodh në Irak ka pasoja të mëdha dhe të thella për rajonin. Ne shpresojmë se kriza e zgjedhjeve parlamentare do të përfundojë në bazë të rezultateve që nxirren në përputhje me Kushtetutën e këtij vendi. Iraku ka probleme të mëdha të cilat nuk mund t'i anashkalojë me lehtësi. Gjatë 20 viteve të kaluara, pas rrëzimit të regjimit të Sadam Husejnit, pesë qeveri në Irak kanë marrë pushtetin dhe përkundër situatës dhe zakonit të shumë vendeve të rajonit, në fund të çdo mandati të qeverisë, kryeministri apo presidenti i shtetit nuk është futur në burg dhe nuk është ekzekutuar dhe këto janë karakteristika pozitive të fazës së re të zhvillimeve në Irak. Aktualisht Iraku po përballet me sfida serioze dhe të reja, a mund t'i tejkalojmë ato? Mandati i ardhshëm dhe rruga që ndodhet para nesh, është faza e sukseseve të mëdha kombëtare. Ne kemi probleme e çështja të caktuara të cilat duhet t'i trajtojmë dhe duhet t'i zgjidhim në mënyrë strukturale dhe një prej këtyre çështjeve është janë problemet e Qeverisë Federale dhe të qeverisë së Kurdistanit. Përveç kësaj, duhet theksojmë se Iraku po përballet edhe me sfida të caktuara në fushën e sigurisë dhe me grupe ekstremiste të cilat nuk mund të zgjidhen vetëm me veprimet e ndërmarra brenda vendit, por ekziston nevoja edhe për bashkëpunim rajonal dhe botëror".