Arkeologu hebre: Palestina nuk është Toka e Premtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117734-arkeologu_hebre_palestina_nuk_është_toka_e_premtuar
“Palestina nuk është Toka e Premtuar dhe hebrenjtë nuk kanë asnjë lidhje me qytetin e Jeruzalemit”, tha në librin e tij arkeologu i famshëm hebre Israel Fenkelstein.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 21, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Arkeologu hebre: Palestina nuk është Toka e Premtuar

“Palestina nuk është Toka e Premtuar dhe hebrenjtë nuk kanë asnjë lidhje me qytetin e Jeruzalemit”, tha në librin e tij arkeologu i famshëm hebre Israel Fenkelstein.

Sipas gazetës trans-rajonale me bazë në Londër, Rai Al-Youm, Fenkelstein tha gjithashtu: "Arkeologët nuk kanë gjetur asnjë provë apo dëshmi historike ose arkeologjike për të mbështetur historitë e përmendura në Teurat". Edhe para formimit të saj në Evropë, lëvizja sioniste pretendonte se Palestina ishte Toka e Premtuar dhe se hebrenjtë ishin populli i zgjedhur i Zotit. Lëvizja sioniste ka këmbëngulur gjithmonë se Jeruzalemi është qendra e Tokës së Premtuar, qyteti dhe kryeqyteti i paraardhësve hebrenj, dhe një qytet plotësisht hebre, dhe bota perëndimore u mashtrua nga një pretendim i tillë, i cili përfundimisht e udhëhoqi ish-presidentin amerikan Donald Trump drejt njohjes së Jerusalemit si kryeqytetin e përjetshëm të popullit hebre dhe urdhëroi zhvendosjen e ambasadës së Uashingtonit nga Tel Avivi në Jerusalemin e pushtuar. Israel Fenkelstein, një arkeolog i njohur izraelit 72-vjeçar nga Universiteti i Tel Avivit, i mohoi edhe një herë këto pretendime, duke mohuar çdo lidhje të hebrenjve me Jerusalemin. Arkeologu në një raport të botuar në revistën sioniste Jerusalem Report, theksoi : Arkeologët hebrenj nuk kanë gjetur asnjë provë historike ose arkeologjike për të mbështetur disa nga historitë e përmendura në Teurat, siç është historia e eksodit të hebrenjve, zhdukja në shkretëtirën e Sinait dhe disfata e kananitëve nga Joshua bin Nun. Ai theksoi: Paraqitja e profetit David nga hebrenjtë si një figurë shumë e respektuar për shkak të iluzionit të krijimit të një unioni midis dy vendeve të Jahudës dhe Izraelit nuk është gjë tjetër veçse një iluzion dhe nuk është real dhe është krejtësisht i pabazë. Krahas rasteve të lartpërmendura, ai e konsideroi të dyshimtë edhe historinë e ndërtimit të tempullit nga hazreti Sulejmani, i biri i Hazretit Daudit. Duhet të theksohet se profesor Finkelstein i diskutoi këto çështje në librin e tij, 'Early in the Formation of Israel'. Libri u botua në hebraisht dhe anglisht dhe u bë një nga librat më të shitur dhe më të lexuar. Në raportin e saj për librin, gazeta sioniste Haaretz vuri në dukje se Finkelstein kishte shprehur dyshime në lidhje me marrëdhëniet hebreje-palestineze në të gjitha rastet e përmendura në Teurat dhe përfundoi çdo kapitull të librit me këtë pyetje: "A është vërtet e vërtetë kjo ngjarje apo jo ?" Gazeta Haaretz shtroi gjithashtu pyetjen: "A janë pretendimet sioniste për Jeruzalemin dhe çështje të tjera të lindura nga mendimi i një shkrimtari gjenial për të përmbushur ambiciet dhe kërkesat e tij politike?"