Forcat sioniste bastisin shtëpinë e kryebashkiakut të Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117768-forcat_sioniste_bastisin_shtëpinë_e_kryebashkiakut_të_kodsit
Burimet informative kanë njoftuar se forcat pushtuese izraelite kanë sulmuar dhe bastisur shtëpinë e kryebashkiakut të Kodsit të shenjtë dhe njëkohësisht me këtë kolonët sionist kanë hyrë me forcë me Xhaminë Al-Aksa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2021 10:59 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste bastisin shtëpinë e kryebashkiakut të Kodsit

Burimet informative kanë njoftuar se forcat pushtuese izraelite kanë sulmuar dhe bastisur shtëpinë e kryebashkiakut të Kodsit të shenjtë dhe njëkohësisht me këtë kolonët sionist kanë hyrë me forcë me Xhaminë Al-Aksa.

Agjencia e lajmeve VEFA e Palestinës njoftoi se kolonët sionist sot (të hënën) pasi kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa, kanë hedhur slogane kundër Islamit dhe kundër besimtarëve myslimanë. Pas sulmit të dhunshëm të kolonëve sionistë në Xhaminë Al-Aksa, janë zhvilluar edhe përleshje mes tyre dhe qytetarëve palestinezë.

Disa forca ushtarake të regjimit sionist sot gjithashtu kanë sulmuar dhe bastisur shtëpinë e Adnan Ghejth, kryebashkiakun e Kodsit, në qytezën Silvan në jug të Xhamisë Al-Aksa dhe kanë arrestuar tre pjesëtarë të familjes dhe të afërm të tij.

Thuhet se ky veprim i forcave ushtarake të regjimit sionist është kryer një ditë pas operacionit martirizues të një të riu palestinez në Kodsin e shenjtë.

Dje (të dielën) para dite, një i ri palestinez me emrin Abu Shakhidam ka kryer në operacion martirizues duke plagosur 4 sionistë dhe vrarë një sionist tjetër ndërsa më pas u martirizua.