Kina: Pakti i sigurisë AUKUS kërcënon sigurinë globale
Kina theksoi se marrëveshja e sigurisë Australi-Britani-SHBA e njohur si AUKUS, e cila ndihmon Australinë të marrë nëndetësen e saj të parë me energji bërthamore, përbën një kërcënim për paqen rajonale dhe sigurinë globale.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian të mërkurën gjatë një konference për shtyp në Pekin u bëri thirrje vendeve në partneritet që "të braktisin mentalitetin e tyre të Luftës së Ftohtë ". "Bashkëpunimi për nëndetëset bërthamore nuk është thjesht një çështje midis një numri të vogël vendesh. Ai nuk dëmton interesat e vetëm njërës palë. Ky bashkëpunim mund të shkaktojë pasoja negative dhe të përbëjë kërcënime për të gjithë rajonin dhe botën", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze. “Komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi beson se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia duhet të braktisin mentalitetin e tyre të Luftës së Ftohtë dhe konceptet e tyre gjeopolitike shkurtpamëse, të jenë në përputhje me trendin e kohërave të paqes dhe zhvillimit dhe të ndalojnë krijimin e qarqeve të vogla dhe grupeve të vogla”. Uashingtoni, Londra dhe Kanberra paraqitën marrëveshjen e partneritetit, duke shkaktuar menjëherë dënime nga Franca – një aleate e NATO-s – si dhe nga Kina dhe Rusia.