Djali i Gadafit skualifikohet në zgjedhjet në Libi
(last modified 2021-11-25T07:44:28+00:00 )
Nëntor 25, 2021 08:44 Europe/Tirane
  • Djali i Gadafit skualifikohet në zgjedhjet në Libi

Komisioni zgjedhor libian ka refuzuar kandidaturën e 25 personave, përfshirë Saif al-Islam Gaddafi, djalin e diktatorit libian, për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale.

Sipas Agjencisë Turke të Lajmeve Anatolian, Komisioni Zgjedhor Libian gjithashtu njoftoi të mërkurën se lista preliminare me 73 kandidatë, përfshirë "Khalifa Haftar", komandantin e Ushtrisë Kombëtare Libiane, është miratuar. Saif al-Islam Gaddafi kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për pjesëmarrje në vrasjen e protestuesve libianë gjatë protestave të vitit 2011 që rrëzuan regjimin e babait të tij dhe u dënua me vdekje në një gjykatë në qytetin perëndimor të Libisë Al-Zantan. Kandidatët e skualifikuar kanë 12 ditë për të apeluar vendimin, sipas një deklarate nga komisioni zgjedhor libian. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Libisë janë caktuar për 24 dhjetor 2021, pavarësisht mosmarrëveshjeve midis institucioneve të ndryshme mbi ligjin zgjedhor të vendit.

Tags