Me dhjetëra palestinezë plagosen gjatë sulmeve të sionistëve gjatë natës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117970-me_dhjetëra_palestinezë_plagosen_gjatë_sulmeve_të_sionistëve_gjatë_natës
Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdim të veprimeve armiqësore të tyre, përsëri kanë sulmuar disa rajone në Kodsin e pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2021 11:31 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra palestinezë plagosen gjatë sulmeve të sionistëve gjatë natës

Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdim të veprimeve armiqësore të tyre, përsëri kanë sulmuar disa rajone në Kodsin e pushtuar.

Faqja informative Safa e Palestinës njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist të mërkurën gjatë natës kanë sulmuar lagjen Bi’r Ejub në qytezën Silvan dhe janë përleshur me banorët palestinezë të kësaj lagje.

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë hedhur gaz lotsjellës dhe bomba akustike dhe kanë shtënë me plumba gome në drejtim të palestinezëve dhe kanë plagosur me dhjetëra prej tyre.

Të rinjtë palestinezë gjithashtu kanë hedhur bomba molotov dhe gurë për t’u përballur me forcat ushtarake të regjimit sionist. Disa media kanë raportuar se të paktën 63 palestinezë janë plagosur gjatë sulmit të forcave ushtarake sioniste në qytezën Silvan.  

Nga ana tjetër, burimet palestineze kanë raportuar se kolonët sionistë në veriperëndim të qytetit Nablos kanë shkatërruar dhe djegur makinat e banorëve palestinezë.