Dënim me vdekje për Khalifa Haftar
Nëntor 25, 2021 19:26 Europe/Tirane
Një gjykatë ushtarake në Libi ka dënuar me vdekje komandantin e të ashtuquajturës Ushtria Kombëtare Libiane për urdhërimin e bombardimit të një akademie të forcave ajrore.
Sipas Al-Mayadin, një gjykatë ushtarake në qytetin libian Misrata dënoi me vdekje komandantin e të ashtuquajturës Ushtria Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar, për urdhërimin e bombardimit të një akademie të forcave ajrore. Gjykata ushtarake e Misratas deklaroi: "Khalifa Haftar u dënua me vdekje në mungesë për urdhërimin e bombardimit të Akademisë së Forcave Ajrore në Misrata. Luftëtarët e lidhur me të ashtuquajturën Ushtri Kombëtare Libiane në vitin 2015 në 10 raunde bombarduan rëndë Akademinë e Forcave Ajrore në Misrata, duke vrarë dhjetëra njerëz.