Kryeministri i Palestinës kërkon mbështetjen ndërkombëtare ndaj Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118036-kryeministri_i_palestinës_kërkon_mbështetjen_ndërkombëtare_ndaj_palestinës
Kryeministri i Autoritetit Autonom të Palestinës ka dënuar agresionin dhe dhunën e kolonëve sionistë ndaj tre qytetarëve palestinezë në afërsi të fshatit Al-Moghir në verilindje të qytetit Ramallah.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 26, 2021 12:20 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Palestinës kërkon mbështetjen ndërkombëtare ndaj Palestinës

Kryeministri i Autoritetit Autonom të Palestinës ka dënuar agresionin dhe dhunën e kolonëve sionistë ndaj tre qytetarëve palestinezë në afërsi të fshatit Al-Moghir në verilindje të qytetit Ramallah.

Agjencia e lajmeve WEFA njoftoi se Muhamed Ashtije, kryeministri i Autoritetit Autonom të Palestinës, të enjten ka kërkuar sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare ndaj popullit të Palestinës dhe kurimin sa më të shpejtë të personave të plagosur.

Ndërkohë, Ibrahim Molham, zëdhënësi i Autoritetit Autonom të Palestinës, gjithashtu ka deklaruar: “Agresioni dhe dhuna e kolonëve sionist ndaj qytetarëve palestinezë me mbështetjen e regjimit pushtues është shtuar në përmasa më të mëdha dhe kolonët sionist me ndihmën e forcave ushtarake të regjimit sionist po zbatojnë projektet dhe planet e pushtuesve për pastrimin etnik, vrasjen e fëmijëve, krijimin e frikës dhe tmerrit në mesin e popullit palestinez dhe vazhdimisht po kryejnë veprime e sulme terroriste në rrugët e qyteteve kundër nxënësve të shkollave palestineze”.

Ibrahim Molham shtoi: “Ky është një veprim i ri dhe i rrezikshëm nga ana e autoriteteve të regjimit sionist dhe kolonët sionist po veprojnë si ushtria e dytë e Izraelit dhe vazhdimisht po zbatojnë terrorizmin shtetëror dhe të organizuar ndaj popullit palestinez”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës gjithashtu ka dënuar me tone të ashpra agresionin dhe dhunën e kolonëve sionistë kundër qytetarëve palestinezë dhe ka deklaruar se regjimi sionist është plotësisht përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve të cilat janë shtuar deri në nivel të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”.