Arsimtaret u japin mësim fshehurazi vajzave në Afganistan
(last modified Fri, 26 Nov 2021 15:11:33 GMT )
Nëntor 26, 2021 16:11 Europe/Tirane
  • Arsimtaret u japin mësim fshehurazi vajzave në Afganistan

Arsimtaret në Afganistan pas ndalimit të shkollimit të femrave në këtë vend nga ana e Talebanëve, në mënyrë të fshehur po u japin mësim vajzave.

Agjencia e lajmeve Shafaghna e Afganistanit njoftoi se këto arsimtare në kundërshtim me qeverinë e Talebanëve në Afganistan për mbylljen e shkollave të vajzave, kanë krijuar kushtet për mësimin e vajzave në vende të fshehura.

Këto mësuese kanë deklaruar se pasi nuk u është dhënë leja vajzave që të shkojnë në shkollë nga ana e qeverisë së Talebanëve, kanë vendosur në mënyrë të fshehur t’u japin mësim nxënëseve. Ka më shumë se tre muaj që arsimtarët dhe nxënësit afganë po shkojnë në shkollë, mirëpo nxënëset më të rritura se klasa e gjashtë dhe mësueset kanë mbetur në shtëpi.

Mbyllja e shkollave të vajzave më të rritura se klasa e gjashtë, është përballuar me kritika të gjera brenda dhe jashtë Afganistanit.

Tags