Kolonët sionistë sulmojnë palestinezët në Xhaminë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118210-kolonët_sionistë_sulmojnë_palestinezët_në_xhaminë_al_aksa
Kolonët sionistë me mbështetjen e forcave të regjimit sionist kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa dhe kanë sulmuar qytetarët palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 29, 2021 16:10 Europe/Tirane
  • Kolonët sionistë sulmojnë palestinezët në Xhaminë Al-Aksa

Kolonët sionistë me mbështetjen e forcave të regjimit sionist kanë hyrë me dhunë në Xhaminë Al-Aksa dhe kanë sulmuar qytetarët palestinezë.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se kolonët sionistë me mbështetjen e forcave ushtarake dhe policore të regjimit sionist kanë hyrë me forcë në ambientet e Xhamisë Al-Aksa dhe duke hedhur slogane kundër Islamit dhe besimtarëve myslimanë, kanë sulmuar qytetarët palestinezë ku si pasojë ka shpërthyer edhe një përleshje madhe.

Ditë më parë Muhamed Hamade, anëtari i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka deklaruar se Hamas ka lëshuar një thirrje për mobilizim të përgjithshëm në mbrojtje të Xhamisë Al-Aksa.