Arabia Saudite identifikon rastin e parë të infektuar me Omicron
Një funksionar i Ministrisë së Shëndetësisë së Arabisë Saudite ka njoftuar për identifikimin e një rasti të infektuar me mutacionin e ri Omicron të virusit Korona në këtë vend.
Gazeta e Arabisë Saudite "Akadh" ka shkruar se ky funksionar i Ministrisë së Shëndetësisë së Arabisë Saudite, sot në mesditë duke konfirmuar këtë lajm, ka thënë: "Personi i identifikuar me mutacionin Omicron të virusit Korona është shtetas i këtij vendi i cili së fundi kishte udhëtuar në Afrikën Veriore dhe pasi ishte kthyer në Arabinë Saudite, ai është diagnostikuar me mutacionin Omicron të virusit Korona. Ky person dhe ata të cilët kanë qenë në shoqërim të tij, janë futur në karantine dhe do të ndërmerren masa shëndetësore ndaj tyre".
Zbulimi i mutacionit të ri Omicron të virusit Korona gjatë disa ditëve të kaluara ka shkaktuar shqetësime të mëdha në nivel global dhe në shumë vende të botës ka rikthyer masat kufizuese përsëri në udhëtime dhe në tregjet financiare.