AAP: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ta vendosë nën hetime regjimin sionist
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës duke dënuar sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist ndaj të rinjve palestinezë, ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës që të hetojë për krimet e forcave ushtarake të regjimit sionist në ekzekutimin frontal të qytetarëve palestinezë.
Faqja informative Russia Al-Jeum njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Autoritetit Autonom të Palestinës sot (të dielën) ka theksuar: "Krimi i forcave ushtarake të regjimit sionist në vrasjen frontale të Muhamed Sulejma duke qëlluar atë me plumb dhe mbajtjen e tij në gjendje të plagosur derisa vdiq në rrugë, është krim lufte dhe krim kundër njerëzimit dhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare, duhet të hetohen dhe gjykohen autorët e këtij krimi".
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës ka thënë: "Urdhrat që po marrin forcat ushtarake dhe policore të regjimit pushtuese nga autoritetet e larta të këtij regjimi, u japin leje atyre që të vrasin çdo palestinezë sipas dëshirës së vet dhe pa paraqitur kurrfarë pretendimi të arsyeshëm, ndërkohë që viktimat palestineze kryesisht nuk përbëjnë kurrfarë rreziku për forcat sioniste. Ky krim pasqyron një mentaliteti pushtues dhe racist që po shndërron qytetarët palestinezë në objektiv stërvitje për qitje për forcat ushtarake të regjimit sionist".