Një gjykatë holandeze shpall të pafajshëm ministrin izraelit të luftës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118672-një_gjykatë_holandeze_shpall_të_pafajshëm_ministrin_izraelit_të_luftës
Gjykata holandeze e Apelit të martën e liroi nga akuzat ministrin izraelit të luftës Beni Gantz për vrasjen e gjashtë palestinezëve në një sulm ajror në Gaza.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 07, 2021 19:50 Europe/Tirane
  • Një gjykatë holandeze shpall të pafajshëm ministrin izraelit të luftës

Gjykata holandeze e Apelit të martën e liroi nga akuzat ministrin izraelit të luftës Beni Gantz për vrasjen e gjashtë palestinezëve në një sulm ajror në Gaza.

Sipas Reuters, Gjykata la në fuqi rezultatin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të sjpallur në janar 2020. Në vendim thuhet se Beni Gantz është një zyrtar i lartë izraelit i ngarkuar me zbatimin e politikave të qeverisë dhe për këtë arsye ai nuk mund të mbahet përgjegjës për këtë incident në Gjykatën civile holandeze. Paditësi në këtë çështje, Ismail Ziada, një shtetas holandezo-palestinez, pretendoi se gjashtë anëtarë të familjes së tij, përfshirë nënën dhe tre vëllezërit, u vranë në sulmin e vitit 2014, kur Gantz ishte komandant i Forcave të Armatosura izraelite. Gjykata e apelit vendosi se çështja kishte të bënte me zyrtarë që po zbatonin politikat e qeverisë izraelite. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm izraelit Roy Schondorf e ka mirëpritur vendimin.