Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kodsin e Pushtuar
-
Kods
Regjimi sionist nga frika e operacioneve vet martirizuese të të rinjve palestinezë, në Kodsin e Pushtuar ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Regjimi sionist prej së hënës në mbrëmje ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Kods pasi ka marrë informacione se tre të rinj palestinezë synojnë të kryejnë operacione vetë martirizuese në Kods. Pas këtij lajmi forcat sioniste janë përhapur në masë të madhe në të gjithë qytetin e Kodsit. Prej tetorit të vitit 2015, territoret palestineze po përjetojnë protesta të gjera të popullit palestinez i cili ka nisur intifadën e Kodsit kundër regjimit sionist për shkak të politikave të këtij regjimi ndaj xhamisë Al Aksa. Nga tetori i viti të kaluar kur nisi dhe intifada e Kodsit, e deri tani forcat e regjimit sionist dhe kolonët sioniste në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan ,rripin e Gazës dhe territoret e pushtuara, kanë martirizuar me armë zjarri të paktën 212 palestinezë dhe kanë plagosur me mijëra të tjerë.