Vdekja e heshtur dhe pa bombardime e fëmijëve në Afganistan
Amerika dhe aleatët e saj që për 20 vite e kishin mbajtur nën pushtimin ushtarak Afganitanin dhe zakonisht kryenin bombardime dhe vrasje masive kundër civilëve, sidomos fëmijëve në emër të luftës kundër grupeve terroriste, kësaj radhe po vazhdojnë vrasjen dhe krimet e tyre në mënyrë të heshtur.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se populli i Afganistanit pas 20 viteve gjatë të cilave ka duruar veprimet pushtuese në territorin e vet nga shtetet perëndimore me në krye Amerikën që kanë kryer krime lufte, tani po përballen me një lloj të ri, por të heshtur të krimeve dhe ato përfshinë sanksionet e vendosura nga Uashingtoni dhe Perëndimi me pretekstin përsëri të qeverisë së Talebanëve në Afganistan. Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar për vendosjen e sanksioneve të Amerikës ndaj popullit të Afganistanit me pretekstin e qeverisë së Talebanëve dhe kanë thënë se këto sanksione po krijojnë një katastrofë njerëzore në dimrin e këtij viti në këtë vend. Kjo është në kohën kur një milion fëmijë nën moshën pesë vjeçare në Afganistan po përballen me rrezikun e vdekjes si pasojë e kequshqyerjes dhe urisë. Organizata UNHCR duke paralajmëruar në lidhje me këtë katastrofë, ka deklaruar: “Uria në Afganistan ka arritur deri në një nivel të paparë”.
Largimi poshtërues i forcave ushtarake amerikane nga Afganistani është bërë në kohën kur prania 20 vjeçare e Amerikës në Afganistan, nuk ka sjell kurrfarë rezultati përveç vrasjes së dhjetëra mijëra qytetarëve të pafajshëm të këtij vendi, shkatërrimin e infrastrukturës dhe rritjen e prodhimit të lëndëve narkotike.