Avionët luftarakë të Turqisë sulmojnë Kurdistanin e Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i119600-avionët_luftarakë_të_turqisë_sulmojnë_kurdistanin_e_irakut
Burimet ushtarake kanë njoftuar për sulme ajrore të Turqisë në veri të Erbilit në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 24, 2021 14:09 Europe/Tirane
  • Avionët luftarakë të Turqisë sulmojnë Kurdistanin e Irakut

Burimet ushtarake kanë njoftuar për sulme ajrore të Turqisë në veri të Erbilit në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Agjencia e lajmeve Shafak News ka shkruar se burimet ushtarake kanë thënë se disa zona në Kure Sive, Vadi Maghare dhe Khakurak në rajonin Baradust në veri të Erbilit janë bombarduar nga avionët luftarakë të Turqisë.

Këto burime kanë theksuar se këto ishin sulme të gjera dhe kanë shkaktuar frikë dhe tmerr në mesin e qytetarëve dhe banorëve të fshatrave afër këtyre zonave.

Turqia gjatë viteve të fundit me pretekst të shtypjes së grupit militant kurd PKK, vazhdimisht ka kryer sulme të ndryshme në territorin e Irakut.