Regjimi sionist sulmon me raketa portin e Latakias në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i119816-regjimi_sionist_sulmon_me_raketa_portin_e_latakias_në_siri
Burimet siriane të informimit kanë njoftuar për sulmin me raketa të regjimit sionist në portin Latakia të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2021 12:14 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist sulmon me raketa portin e Latakias në Siri

Burimet siriane të informimit kanë njoftuar për sulmin me raketa të regjimit sionist në portin Latakia të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se mbrojtja ajrore e ushtrisë së Sirisë i është kundërpërgjigjur këtij sulmi raketor të regjimit sionist. Këto raketa janë lëshuar nga avionët luftarakë izraelitë nga hapësira e Detit Mesdhe në perëndim të qytetit Latakia.

Si pasojë e këtij sulmi disa kontejnerë janë përfshirë nga zjarri në portin e Latakias.  Disa ekipe të zjarrfikësve janë dërguar në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin.

Regjimi sionist gjithnjë me qëllim të mbështetjes ndaj grupeve terroriste, sulmon pozicionet e ushtrisë dhe infrastrukturën e Sirisë.