Qytetarët libanezë protestojnë kundër kushteve të këqija ekonomike
Qytetarët libanezë kanë dalë në protesta dhe kanë protestuar kundër gjendjes së rëndë ekonomike në këtë vend dhe duke organizuar tubime protestuese kanë bllokuar shumë rrugë në Bejrut dhe Tripoli.
Agjencia e lajmeve Al-Kuds Al-Arabi njoftoi se qendra e kontrollit të komunikacionit në Liban sot (të enjten) ka njoftuar për mbylljen e shumë rrugëve dhe udhëkryqeve për shkak të fillimit të protestave qytetare.
Sipas këtij burimi, qytetarët libanezë kanë filluar tubimet e tyre protestuese që nga e mërkura pasdite dhe disa prej tyre janë mbledhur para Bankës Qendrore të Libanit në Bejrut dhe para degës së kësaj banke në qytetin Tripoli. Protestuesit kanë kërkuar shkarkimin e funksionarëve të korruptuar që drejtojnë organet shtetërore dhe gjykimin e tyre. Protestuesit libanezë në qytetin Tripoli ashtu si në Bejrut, i kanë vënë flakën gomave të makinave dhe kanë mbyllur rrugët dhe kanë protestuar kundër kushteve të vështira ekonomike.
Disa sindikata të punëtorëve të transportit publik kanë lëshuar thirrje për organizimin e protestave dhe mbylljen e të gjitha rrugëve që nga ora pesë e mëngjesit deri në orën 17:00 pasdite. Shoqata e kompanive importuese të karburanteve ka deklaruar se sot për të deklaruar solidaritetin e vet me sindikatat e transportit publik, do të ndalë ndërpresë dhënien e karburanteve nëpër qendrat e veta. Bankat dhe shkollat gjithashtu sot janë mbyllur për të mbrojtur jetën e nëpunësve dhe nxënësve të tyre.