Hamas thekson dështimin e regjimit sionist në Al-Naghab
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i120724-hamas_thekson_dështimin_e_regjimit_sionist_në_al_naghab
Një anëtar i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka theksuar dështimin e regjimit sionist për realizimin e qëllimeve të tij në rajonet e Al-Naghab në territoret e pushtuara të Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 14, 2022 13:40 Europe/Tirane
  • Hamas thekson dështimin e regjimit sionist në Al-Naghab

Një anëtar i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka theksuar dështimin e regjimit sionist për realizimin e qëllimeve të tij në rajonet e Al-Naghab në territoret e pushtuara të Palestinës.

Hesam Badran, anëtar i zyrës politike të Hamas, sot (të premten) në një intervistë me kanalin televiziv Al Aksa, ka thënë: “Përpjekjet e regjimit sionist për të dëbuar popullatën palestineze nga rajonet e Al-Naghab do të dështojnë ashtu si në të kaluarën. Gjeneratat e reja nuk i kushtojnë vëmendje premtimeve për bashkëjetesë me regjimin sionist. Krimet e kolonëve sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan janë shtuar në mënyrë të rrezikshme dhe kjo çështje do ta ndezë edhe më shumë zjarrin e rezistencës”.

Që nga dita e mërkurë forcat ushtarake të regjimit sionist me buldozer dhe makinerinë e tyre ushtarake kanë hyrë në dy fshatra të rajonit Al-Naghab me pretekst të mbjelljes së pemëve dhe kanë filluar të shkatërrojnë tokat dhe pronat e palestinezëve.  

Në dy ditët e kaluara në këtë rajon janë dislokuar një numër i madh i forcave ushtarake të regjimit sionist të cilat janë përleshur me qytetarët palestinezë dhe deri më tani janë plagosur mbi 40 persona gjatë këtyre përleshjeve. Gjithashtu gjatë këtyre përleshjeve, forcat sioniste kanë arrestuar 20 qytetarë palestinezë.