Kërkohet lirimi i femrave palestineze nga burgjet e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i120726-kërkohet_lirimi_i_femrave_palestineze_nga_burgjet_e_regjimit_sionist
Drejtori i qendrës për çështje të të burgosurve palestinezë ka kërkuar nga organizatat për të drejta të njeriut të Palestinës, nga shtetet arabe dhe nga organizatat ndërkombëtare që të shpëtojnë femrat e burgosura palestineze nga burgjet e regjimit sionist.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 14, 2022 13:56 Europe/Tirane
  • Kërkohet lirimi i femrave palestineze nga burgjet e regjimit sionist

Drejtori i qendrës për çështje të të burgosurve palestinezë ka kërkuar nga organizatat për të drejta të njeriut të Palestinës, nga shtetet arabe dhe nga organizatat ndërkombëtare që të shpëtojnë femrat e burgosura palestineze nga burgjet e regjimit sionist.

Gazeta “Ra’jul-Jeum” njoftoi se Rafet Hamdune ka kërkuar nga organizatat dhe institucionet e të drejtave të njeriut të Palestinës, nga shtetet arabe dhe nga institucionet ndërkombëtare që duke marrë parasysh infektimin me virusin Korona të disa të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist, që të ushtrojnë presion me regjimin sionist për të shpëtuar jetën e të burgosurve palestinezë.

Rafet ka shtuar: “Futja në karantine të femrave palestineze në qelitë e burgjeve nuk është një veprim i mjaftueshëm dhe i përshtatshme dhe gjendja e femrave palestineze të burgosura kërkon trajtim mjekësor dhe kujdes të veçantë mjekësor, prandaj kërkojmë nga Organizata për Amnisti International dhe nga institucionet e të drejtave të njeriut dhe nga institucionet gjyqësore që të ushtrojnë presion mbi regjimin sionist për të shpëtuar jetën e femrave të burgosura palestineze në burgjet e regjimit sionist. 33 femra palestineze të burgosura në burgjet e regjimit sionist po mbahen në kushte të vështira dhe futja në karantine e këtyre të burgosurave vetëm sa shton vuajtjet dhe dhimbjet e tyre, sepse më parë njësia e forcave speciale disa herë kanë sulmuar në mënyrë të egër të burgosurit palestinezë. Autoritetet e regjimit sionist vazhdimisht ka bërë shkelje të mëdha kundër femrave palestineze të burgosura në burgjet e regjimit sionist”.