OKB: Refugjatët në Jemen përballen me urinë
(last modified Sun, 16 Jan 2022 18:57:19 GMT )
Janar 16, 2022 19:57 Europe/Tirane
  • OKB: Refugjatët në Jemen përballen me urinë

Miliona refugjatë në Jemen po përballen me uri për shkak të ndërprerjes së ndihmave ushqimore.

“Familjet e refugjatëve në Jemen përballen me uri në rritje për shkak të shkurtimeve të ndihmave ushqimore”, tha UNHCR në një deklaratë në Twitter në lidhje me gjendjen humanitare në vend. Më shumë se gjysma e refugjatëve në vend, rreth 4 milionë njerëz, jetojnë në zona me nevoja urgjente ushqimore, thuhet në deklaratë. Në fillim të muajit, OKB-ja njoftoi se disa nga programet e rëndësishme të ndihmës humanitare në Jemen u pezulluan dhe disa u pakësuan për shkak të mungesës së fondeve. Jemeni, që prej shtatë vitesh ka qenë viktimë e agresionit të një koalicioni arab të kryesuar nga Arabia Saudite, e cila ka imponuar një bllokadë totale ndaj popullit jemenas. Vendi po përjeton një nga krizat më të mëdha humanitare dhe ekonomike në botë, ku shumica e popullsisë ka nevojë për ndihmë.

 

Tags