Zgjerimi i vendbanimeve izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121176-zgjerimi_i_vendbanimeve_izraelite
Regjimi pushtues në Kods po shkatërron shtëpitë dhe objektet palestineze në qytetet e Bregut Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar me pretekstin e ndërtimeve të paautorizuara ose me pretekste ushtarake.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 22, 2022 08:25 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i vendbanimeve izraelite

Regjimi pushtues në Kods po shkatërron shtëpitë dhe objektet palestineze në qytetet e Bregut Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar me pretekstin e ndërtimeve të paautorizuara ose me pretekste ushtarake.

Zgjerimi i vendbanimeve dhe shkëputja e Kodsit nga Bregu Perëndimor është qëllimi i vërtetë i regjimit sionist pasi këto vendbanime të ndërlidhura e ndajnë Kodsin nga Ramallahu. Maher Amer, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Territoreve Palestineze, thotë: Qëllimi i vendbanimeve të ndërtuara nga regjimi sionist në Bregun Perëndimor është të ndajnë qytetet e këtij rajoni. Sipas regjimit pushtues në Kods, duke pasur parasysh heshtjen ndërkombëtare dhe të shteteve arabe, si dhe dallimet dhe ndarjet mes palestinezëve, tani ka krijuar një mundësi shumë e mirë për të zbatuar planet e vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar. Regjimi pushtues sionist beson se vendbanimet që po ndërtohen në Kods dhe Bregun Perëndimor janë baza strategjike e këtij regjimi, e cila pengon krijimin e një shteti palestinez, i cili në të ardhmen mund të jetë një kërcënim për këtë regjim. Kjo ndodh ndërkohë që sipas Rezolutës 2334 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve të regjimit sionist janë të paligjshme; Megjithatë, regjimi sionist vazhdon hegjemoninë e tij duke shkatërruar shtëpitë palestineze dhe duke ndërtuar vendbanime sioniste.