Italia dënon bombardimet e fundit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121268-italia_dënon_bombardimet_e_fundit_në_jemen
Qeveria italiane ka dënuar ashpër sulmet e fundit ajrore në një burg në qytetin jemenas të Saada nga koalicioni agresor saudit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 23, 2022 19:24 Europe/Tirane
  • Italia dënon bombardimet e fundit në Jemen

Qeveria italiane ka dënuar ashpër sulmet e fundit ajrore në një burg në qytetin jemenas të Saada nga koalicioni agresor saudit.

Sipas faqes informative të Ministrisë së Jashtme italiane, qeveria e këtij vendi bëri thirrje për t'i dhënë fund konfliktit në Jemen dhe pushtimit të koalicionit saudit në këtë vend, i cili ka shkaktuar shumë viktima deri tani. Qeveria italiane u ka bërë thirrje palëve që të kthehen menjëherë në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa sulmet ajrore në një burg në qytetin Saada të Jemenit nga koalicioni agresor saudit kanë vrarë dhjetëra njerëz dhe kanë plagosur qindra të tjerë, koalicioni i përbashkët i Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është përpjekur ta mohojë atë në mënyra të ndryshme. Ndërkohë, dokumentet e ofruara nga qeveria e Jemenit për organizatat ndërkombëtare si Kryqi i Kuq dhe Kombet e Bashkuara nxjerrin në pah pretendimet e rreme të koalicionit agresor saudit dhe krimet mizore ndaj civilëve jemenas.