Bashar Xhafari: Populli i Sirisë në rrezik të terrorizmit ekonomik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121360-bashar_xhafari_populli_i_sirisë_në_rrezik_të_terrorizmit_ekonomik
Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka kritikuar sanksionet e padrejta dhe të paligjshme të vendosura kundër Sirisë dhe deklaroi populli i Sirisë është në rrezik të terrorizmit ekonomik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 25, 2022 12:05 Europe/Tirane
  • Bashar Xhafari: Populli i Sirisë në rrezik të terrorizmit ekonomik

Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka kritikuar sanksionet e padrejta dhe të paligjshme të vendosura kundër Sirisë dhe deklaroi populli i Sirisë është në rrezik të terrorizmit ekonomik.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Bashar Al-Xhafari, zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë, të hënën në mbledhjen e Këshillit për të Drejta të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, vuri në dukje sanksionet e padrejta dhe të paligjshme të Perëndimit kundër popullit të Sirisë dhe tha: "Veprimet ndëshkuese janë shndërruar në terrorizëm ekonomik i cili ka vënë nën shënjestër qytetarët sirianë. Këto veprime armiqësore po kërcënojnë dhe rrezikojnë për çdo ditë të drejtën e qytetarëve sirianë për jetesë, shëndetësi, arsim dhe zhvillim në të gjitha format ekzistuese".

Bashar Al-Xhafari theksoi: "Siria ka rënë dakord me 44 organizata joqeveritare të lidhje me çështjet humanitare dhe u ka dhënë leje atyre që të veprojnë në Siri dhe ka lehtësuar punën e këtyre organizatave me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve për reduktimin e pasojave negative të luftës dhe krizës".

Vlen të theksohet se Bashkimi Evropian dhe Amerika që nga viti 2011, në kuadër të mbështetjes ndaj grupeve terroriste, kanë vendosur sanksione të llojllojshme ndaj Sirisë.