Sulm brutal i ushtarakes sioniste ndaj një vajze palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121474-sulm_brutal_i_ushtarakes_sioniste_ndaj_një_vajze_palestineze
Një ushtare izraelite rrahu dhe keqtrajtoi brutalisht një vajzë palestineze përpara se ta arrestonte në qytetin e Jerusalemit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2022 16:22 Europe/Tirane
  • Sulm brutal i ushtarakes sioniste ndaj një vajze palestineze

Një ushtare izraelite rrahu dhe keqtrajtoi brutalisht një vajzë palestineze përpara se ta arrestonte në qytetin e Jerusalemit.

Sipas Qendrës së Informacionit të Palestinës, të enjten në rrjetet sociale është postuar një video ku shihet një grua izraelite duke sulmuar brutalisht një vajzë palestineze përpara se ta arrestonte në Jerusalem dhe t'i hiqte hixhabin, duke i goditur kokën. Siç shihet në këtë video, vajza palestineze është tronditur dhe e frikësuar, por gruaja izraelite e ofendon dhe më pas e arreston. Regjimi sionist arrestoi 178 gra palestineze në vitin 2021, një rritje prej 32 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas një raporti të Qendrës për Studimin e të Burgosurve Palestinez. Rreth 4600 palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite.