Muhamed Abdusalam: Shkopi i Amerikës ka mbajtur në këmbë EBA-të
Zëdhënësi i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit ka theksuar se nëse nuk do të ishte shkopi i Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të mund të qëndronin në këmbët e veta, prandaj më mirë është që në vend të lutjes për mbështetje të Amerikës, të largohen nga konflikti i Jemenit.
Agjencia e lajmeve Arabi 21 njoftoi se Muhamed Abdusalam, zëdhënësi dhe kryenegociatori i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Shtetet agresore kundër Jemenit po vuajnë nga kriza e tyre e sigurisë dhe pikërisht kështu është situata aktuale e EBA-ve. EBA-të po lutën për ta fituar mbështetjen e Amerikës dhe kjo është në kohën kur me largimin e nga konflikti aktual i Jemenit, ata nuk do të kenë nevojë që të lutën për këtë mbështetje. Nëse Abu Dhabi nuk do të largohet nga konflikti i Jemenit dhe do të vazhdojë agresionin kundër popullit jemenas, kurrfarë mbështetje nuk do të ketë efikasitet për ata dhe mbështetja e asnjë shteti tjetër nuk do t’u sjellë siguri atyre”.
Ndërkohë burimet ushtarake të Jemenit ditën e enjte kanë njoftuar për luftime të ashpra mes forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit dhe forcave mercenare të mbështetura nga EBA në provincën Shebva në jug të Jemenit ku si rezultat i këtyre luftimeve, janë vrarë mbi 90 mercenarë të EBA-ve.