Çmimi prej 10 milionë dollarësh për liderin e ISIS-Khorasan
(last modified Tue, 08 Feb 2022 06:06:16 GMT )
Shkurt 08, 2022 07:06 Europe/Tirane
  • Çmimi prej 10 milionë dollarësh për liderin e ISIS-Khorasan

Qeveria amerikane ka caktuar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që çon në zbulimin e vendndodhjes së Sanaullah Ghaffari, liderit të ISIS në Afganistan.

Sipas AFP, “Sanaullah Ghaffari” është autori i sulmit terrorist të 26 gushtit 2021 në Aeroportin e Kabulit. Sulmi, të cilin e mori përsipër ISIS-i në Khorasan, ndodhi gjatë tërheqjes së SHBA nga Afganistani dhe evakuimit të gjerë të të huajve, duke vrarë të paktën 185 njerëz, përfshirë 13 ushtarë amerikanë. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Sanaullah Ghaffari, i njohur si "Shahab al-Muhajer", u emërua nga ISIS në krye të grupit në Afganistan në qershor 2020. Departamenti në një deklaratë tha se Ghaffari ishte përgjegjës për miratimin e të gjitha operacioneve të ISIS -Khorasan në Afganistan dhe sigurimin e fondeve për këto operacione.  Në nëntor, Shtetet e Bashkuara e shtuan atë në listën e zezë të "terroristëve të huaj".

Tags