Një minibus me ushtarë sirianë shpërthen me autobombë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122524-një_minibus_me_ushtarë_sirianë_shpërthen_me_autobombë_në_siri
Një minibus me ushtarë sirianë ka shpërthyer si pasojë e një bombe të vendosur në të dhe janë vrarë ose plagosur 12 ushtarë sirianë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 15, 2022 15:19 Europe/Tirane
  • Një minibus me ushtarë sirianë shpërthen me autobombë në Siri

Një minibus me ushtarë sirianë ka shpërthyer si pasojë e një bombe të vendosur në të dhe janë vrarë ose plagosur 12 ushtarë sirianë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se nga shpërthimi i një minibusi me ushtarë sirianë në Damask, në afërsi të sheshit Al-Xhamarak, është vrarë një ushtar sirian dhe janë plagosur 11 ushtarë të tjerë sirianë.

Burimet zyrtare të Sirisë kanë thënë se ky ishte një shpërthim terrorist dhe kanë njoftuar se disa muaj më parë kryeqyteti i Sirisë ka përjetuar një shpërthim të ngjashëm. Më nga një shpërthim terrorist me autobombë në një minibus që transportonte ushtarë sirianë në Damask, janë vrarë 14 ushtarë sirianë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Grupi terrorist i quajtur “Saraja Kasiun” më parë me anë të një deklarate, ka marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimit të kaluar në Damask.