580 forca saudite të vrarë dhe të plagosur në Jemen
Rrjeti Al-Masira i Jemenit transmetoi imazhe të përleshjeve midis forcave të ushtrisë dhe komiteteve popullore jemenase me forcat agresore të koalicionit saudit në qytetin Harez, dhe raportoi se 580 forca saudite dhe mercenarët e tyre sudanezë u vranë dhe u plagosën në përleshje.
Kanali jemenas Al-Masira, i lidhur me Ansarullah, transmetoi të dielën imazhe të përleshjeve midis ushtrisë dhe Komiteteve Popullore Jemenase me forcat e koalicionit agresor në qytetin Harezi, duke mohuar pretendimin se forcat pushtuese i kanë shkaktuar dëme të mëdha ushtrisë jemenase. Al-Masira shtoi: Në këto përleshje, heronjtë e ushtrisë dhe komiteteve popullore jemenase zmbrapsën përparimin e gjerë të forcave pushtuese në aksin Harez në provincën Haxheh dhe, përkundrazi, ua rimorën shumë pozicione agresorëve. Sipas Al-Masira, deri më tani 200 agresorë sauditë dhe mercenarët e tyre sudanezë janë vrarë dhe më shumë se 380 janë plagosur. Më herët, mediat e lidhura me forcat e koalicionit agresor të udhëhequr nga Arabia Saudite raportuan për viktima dhe humbje të rënda të ushtrisë dhe komiteteve popullore jemenase, si dhe për pushtimin e qytetit Harez nga forcat e koalicionit.