Sulmet ajrore nga koalicioni pushtues saudit në Jemen
Avionët luftarakë të koalicionit pushtues saudit shënjestruan edhe një herë zonat e Jemenit me sulme të rënda.
Media jemenase njoftoi vazhdimin e sulmeve të avionëve sauditë në pjesë të ndryshme të Jemenit. Sauditët po bombardojnë zonat e banuara në këto sulme. Avionët e koalicionit saudit gjatë natës bombarduan 14 herë qytetet Abbas dhe Harz në provincën Hajjah. Këta avionë të koalicionit saudit shënjestruan gjithashtu shtatë herë provincën Ma'rib dhe katër herë zonat në provincën al-Jawf. Ndërkohë, burime ushtarake jemenase thanë se forcat e lidhura me koalicionin saudit në 24 orët e fundit 147 herë kanë shkelur armëpushimin e vendosur në provincën al-Hudaidah. Shpërthimi i luftës nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në Jemen deri më tani ka vrarë dhe plagosur qindra mijëra jemenas dhe ka zhvendosur 4 milionë. Agresioni ushtarak saudit ka shkatërruar gjithashtu më shumë se 85% të infrastrukturës së Jemenit, duke e lënë vendin në mungesë të madhe të ushqimit dhe ilaçeve.