Vriten dy ushtarë të Sirisë nga elementë të varur nga Amerika
(last modified Wed, 02 Mar 2022 14:12:48 GMT )
Mars 02, 2022 15:12 Europe/Tirane
  • Vriten dy ushtarë të Sirisë nga elementë të varur nga Amerika

Ministria e Mbrojtjes e Sirisë ka njoftuar për vrasjen e një oficeri dhe një ushtari sirian në sulmin e forcave ushtarake amerikane dhe elementëve të grupit militant SDF në provincën Hasake.

Forcat ushtarake amerikane së bashku me forcat e grupit militant kurd SDF po veprojnë në mënyrë të paligjshme në rajonet veriore dhe verilindore të Sirisë dhe përveçse po plaçkitin burimet e naftës dhe pasurinë e Sirisë, po kryejnë edhe veprime kundër popullatës civile në këto rajone.

Me thyerjen e grupit terrorist ISIS në Siri, forcat ushtarake amerikane kanë zëvendësuar këtë grup terrorist dhe që nga ajo kohë kanë filluar nxjerrjen dhe plaçkitjen e naftës së Sirisë.

Agjencia e lajmeve Sputnik të mërkurën ka shkruar se Ministria e Mbrojtjes së Sirisë me anë të një deklarate, ka thënë: "Një grup i forcave patrulluese pushtuese amerikane në shoqërim të disa militantëve kurdë të grupit SDF, kanë tentuar të hyjnë në rajonin Tel Tamar në provincën Hasake në verilindje të Sirisë, por forcat e ushtrisë siriane i kanë detyruar ata të kthehen mbrapa, mirëpo pas pak elementët e grupit militant SDF kanë hapur zjarr me mitraloz dhe predha në drejtim të forcave ushtarake të Sirisë. Si pasojë e këtyre luftimeve, janë vrarë dy ushtarak të forcave siriane dhe forcat siriane i janë kundërpërgjigjur këtij sulmi dhe kanë plagosur disa prej forcave militante kurde".

Tags