Forcat ushtarake sioniste arrestojnë 15 qytetarë palestinezë në Bejt Lahm
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i123308-forcat_ushtarake_sioniste_arrestojnë_15_qytetarë_palestinezë_në_bejt_lahm
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kryer një sulm dhe bastisje të gjerë në rajonin Bejt Lahm në Bregun Perëndimor  të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar 15 palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2022 11:57 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste arrestojnë 15 qytetarë palestinezë në Bejt Lahm

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kryer një sulm dhe bastisje të gjerë në rajonin Bejt Lahm në Bregun Perëndimor  të Lumit Jordan të Palestinës dhe kanë arrestuar 15 palestinezë.

Operacionet armiqësore të forcave ushtarake sioniste po vazhdojnë kundër qytetarëve palestinezë në territoret e pushtuara të Palestinës. Dhe ky agresion ushtarak sionist po kryhet në kohën kur përleshjet mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist gjatë disa ditëve të kaluara janë shtuar në masë të madhe në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe gjithashtu në lagjen Shejkh Xharah në Kodsin e pushtuar.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se pas sulmit të forcave ushtarake sionist në rajonin Bejt Lahm në Bregun Perëndimor, kanë shpërthyer përleshje të ashpra mes forcave sioniste dhe qytetarëve palestinezë. Burimet lokale kanë thënë se 15 qytetarë palestinezë janë plagosur nga forcat ushtarake sioniste.

Gjithashtu dy të rinj palestinezë janë martirizuar nga sulmet e forcave ushtarake sioniste në kampin e refugjatëve në Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës. Një i ri 18 vjeçar palestinez të orët e para të së martës është martirizuar nga forcat ushtarake sioniste në kampin e refugjatëve në Xhenin.